Genamics JournalSeek
Institute for Information Resources

Qėllimet

Revista LCPJ, e cila ka hedhur idenë e këputjes së zinxhirëve apo prerjes së kthetrave të strukturave gjuhësore, synon krijimin e një rryme filozofike për një performancë cilësore të shëndetshme në gjuhë dhe komunikim me qëllim që të ndihmojë në shfrytzimin maksimal të kapaciteteve të kufizuara të qenieve njerëzore në univers dhe në përfitimin maksimal nga kapacitete të tilla çdo ditë.

Gjetjet e reja të kërkimeve shkencore, të shfaqura përmes kësaj Reviste, bazuar në vëzhgime, raste studimore, eksperimente dhe rigjykime duhet të ndihmojnë në shqyrtimin e vetive të një marrëdhënie të balancuar mes mendjes, gjuhës, ndjenjave, pamjes së jashtme, dhe veprimeve për një komunikim frytsjellës. Revista LCPJ do të shqyrtojë çështje të tilla si: Pse disa studentë, mësues, aktorë, këngëtarë, dhe madje politikanë (si ish-presidenti i SHBA-së, Z. Bush, apo ish-presidenti Rus, Z. Putin, që ishin nën vëzhgim nga autori i LCPJ-së për përformancën komunikuese gjatë presidencës së tyre) shfaqin rrudha të thella në ballë kur dalin përpara publikut? Pse disa njerëz e kanë të vështirë të kujtojnë emrat e njerëzve kur janë duke folur? Pse shumë lexues lajmesh kanë fëtyrë josimetrike? - Kjo pyetje erdhi në mendjen e autorit / kryeredaktorit të LCPJ-së, Sander Kola, në vitet 1990 kur ai vuri re në një kalendar të Zërit të Amerikës se rreth 90% e të gjithë lexuesve të lajmeve të VOA-s kishin fëtyra josimetrike, gjë që solli hipotezën se diçka nuk shkon me Leximin. Ku duhet ta ankorojmë mendjen tonë në mënyrë që të shmangim thënien e të kundërtës së asaj që kemi ndër mend si në rastin e Kryeministrit Shqiptar, Z. Berisha, kur një fjalë e re e huaj doli nga goja e tij ndërsa ai ishte duke luftuar kundër tyre gjatë ligjërimit të tij: “Shqipja do të prevelojë [mbisundojë] ...” (= “Albanian will prevail...”), në mënyrë që të shmangim krijimin e Dorian Grejve përpara pasqyrës, dhe në mënyrë që të sjellim buzëqeshjen natyrale që shumë njerëzve u mungon përpara aparatit fotografik apo kameras?

Revista për Performancën Gjuhësore dhe Komunikuese (LCPJ), nxit Mendimin Gjerë-Gjatë ''duke përdorur teknikën e shikimit të 'Pemës dhe Pyllit' radhazi pa harruar vetveten'' (SKola, 2014) për të takuar teorinë me praktikën në nivelin e performancës në klasë dhe në botën reale. Përmes kontributit të akademikëve, profesionstëve dhe studentëve, Revista LCPJ pritet të nxjerrë në pah gjetjet shkencore me bazë teorike e praktike për performancën gjuhësore dhe komunikuese në mësimdhënien e gjuhës, mësimnxënien e gjuhës, zbatimin e gjuhës, si dhe në krijimet ose analizat e çështjeve të ndryshme letrare, shkencore e ndërkulturore.

Shënim: Për të parë frytdhënien e qëllimeve të Revistës LCPJ në jetën reale, vetëm krahasoni përmes medias së regjistruar performancën gjuhësore dhe komunikuese të shumë figurave politike si të nderuarit George W. Bush, Vladimir Putin, dhe Sali Berisha, të referuar si rast studimor bindës, të një numri folësish publik dhe lexuesve të lajmeve, si dhe të komuniteteve mësimdhënës dhe mësimnxënës para dhe pas vitit 2004, kur gjetjet shkencore themelore të LCPJ-së së ardhshme u nisën për herë të parë nëpër botë. Nëse standarti i një gjuhe është i rëndësishëm, atëherë vetëm krahasoni kohët përpara dhe pas vitit 2011 nëpërmjet medias së rregjistruar dhe ju do të shihni qartë se shumica e folësve publik dhe të medias në Shqipëri patën prirjen për t'u larguar nga standarti i gjuhës Shqipe me ose pa qëllim derisa artikulli ''Shqipja Shqip në Evropë'' u botua në fillim në revistën 'Mësuesi', të drejtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri, dhe pastaj në revistën LCPJ.

Lingvosoft free online dictionary
Lingvosoft online dictionary
From language:
To language:
Word:

online electronic dictionaries

English Hungarian Dictionary
English Indonesian Dictionary

New Publications

Advertisements