Article 45 in LCPJ

0 Comments

Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation Abstract :
This paper attempts to highlight some features on the transmission of the
modal semantics of the admirative mood in translations from Albanian
into Russian and vice-versa. The discord of the expressive means of
semantics in admirative mood in these languages makes the work of the
translator harder. Based on the translations of fiction, it brings to the fore
the difficulties that accompany the process of translation and the ways to
overcome them.
Key words: subjective modality, admirative modality, translation, semantics,
admirative mood, modal word.
Fjalë kyç: modalitet subjektiv, modaliteti i habisë, përkthim, fushë (zonë)
semantike, mënyrë habitore, fjalë modale.
Hyrje
Modaliteti përbën një ndër kategoritë bazë të gjuhës. Kategoria gjuhësore
e modalitetit është e pranishme në çdo fjali. Në të realizohet kundërvënia
përmbajtja faktike dhe vlerësimi vetiak i folësit për faktin e kumtuar. Duke qënë
një nga komponetët e domosdoshëm të fjalisë, modaliteti përbën një moment
kyç si për teorinë, ashtu edhe për praktikën e përkthimit. Një përkthim, në
të cilin nuk është ruajtur modaliteti i tekstit burimor (origjinalit), ai nuk
mund të quhet i barasvlershëm. Lënia jashtë vëmendjes e semantikave
modale do ta bënte të pakuptimtë vetë thelbin e procesit të përkthimit dhe
të transformimeve përkthimore, ndërsa analizës ballafaquese të origjinalit
me përkthimin do t’i hiqej një kriter shumë i rëndësishëm për vlerësimin e
cilësisë së tekstit të përkthyer.
Modaliteti është kategori semantike universale. Universaliteti i saj buron
nga ligjësitë e përgjithshme të pasqyrimit të realitetit në vetëdijën e

njerëzve gjatë veprimtarisë së tyre. Në nivelin konceptual gjuhët mund të
mos kenë dallime sa i takon kategorive dhe tipareve semantike, ndërkohë
që shprehja gjuhësore e tyre në formën e funksioneve semantike shpërfaq
dallime të shumta. Kjo ndodh ngaqë gjuhë të ndryshme pasqyrojnë të
njëjtin realitet a segment të tij ose realitete të ngjashme jashtëgjuhësore
në mënyra të ndryshme. Ndryshimet që ka gjuha shqipe dhe gjuha ruse
në strukturimin e zonës semantike të modalitetit pasqyrojnë dallimet në
mjetet gjuhësore, veçoritë kulturore, mendësinë e bartësve të tyre etj.
Kategoria semantike e modalitetit, ashtu si edhe kategoria morfologjike
e mënyrës, ka planin e përmbajtjes dhe planin e shprehjes. Për nga
përmbajtja kategoria semantike e modalitetit është analoge me kategorinë
morfologjike të mënyrës, sepse të dyja ato i bashkon e njëjta zonë semantike.
Ato dallojnë vetëm në rrafshin e shprehjes. Nëse kategoria morfologjike
shprehet vetëm me mjete morfologjike, kategoria semantike përfshin edhe
mjete të tjera: leksikore, sintaksore, leksiko-gramatikore, kontekstuale etj.
Kuptohet që mospërkimet në mjetet gjuhësore kanë në themel dallimet
në përceptimin kulturor të emocionit të habisë, i cili është komponent
universal i kulturës shpirtërore të bartësve të gjuhës. Por në gjuhë të
ndryshme semantika e habisë, si element i vetëdijës etnike të bartësve,
shprehet në mënyra të ndryshme. Pikërisht subjektivizmi në përthyerjen
e realitetit që na rrethon kushtëzon edhe mënyrat specifike të shprehjes
së tij.
Shprehja e modalitetit të habisë dhe transmetimi i tij në përkthim
Për shprehjen e semantikës së habisë shqipja dhe rusishtja përdorin një
varg mjetesh gjuhësore të niveleve të ndryshme: leksikore, leksiko-
gramatikore, morfologjike e sintaksore. Por ndryshe nga rusishtja, madje
edhe nga të gjitha gjuhët e tjera indoeuropiane, kuptimi modal i habisë në
gjuhën shqipe është gramatikalizuar, pra ka gjetur shprehje morfologjike
(Demiraj, 1986: 906). Shqipja ka në përdorim mënyrën habitore me katër
forma, një në të tashmen dhe tri në të shkuarën, konkretisht: marrkam (e
tashme), marrkësha (e pakryer), paskam marrë (e kryer), paskësha marrë (më se
e kryer). Krahas shprehjes së habisë për diçka të papritur, mënyra habitore
mund të shprehë edhe mospajtim, kundërshtim ose ironi. Kjo asimetri në
mjetet e shprehjes dhe ndërtimi specifik i semantikës së habisë në gjuhën
shqipe e vë përkthyesin përpara vështirësive jo të vogla.
Volume 7/2, 2014Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation
To be downloaded from www.lcpj.pro
Ndryshe nga shqipja, rusishtja nuk ka mjete të posaçme morfologjike për
të shprehur kuptimin modal të habisë, ashtu siç nuk janë gramatikalizuar
në këtë gjuhë edhe kuptimet modale të dëshirës (optativit) dhe mundësisë
(konjuktivit). Këto kuptime modale në rusishte shprehen me mjete të tjera
gjuhësore. Po të përjashtojmë intonacionin si mjet universal të shprehjes
së kuptimeve modale (në ligjërimin gojor), zonën semantike të habisë në
gjuhën ruse e përbëjnë kryesisht mjetet leksikore, të cilat nga pikëpamja
funksionale shërbejnë si “tregues” të kuptimit modal të habisë.
Ndër mjetet leksikore të transmetimit të ndjenjës së habisë, të shprehur
me anë të formave të habitores së shqipes, në përkthimet në gjuhën ruse
bien në sy fjalët me kuptim modal, të cilat shprehin qëndrimin emocional të
folësit. Kjo është e kuptueshme po të kemi parasysh se fjalët modale kanë
si tipar dallues të tyre abstraktimin, i cili krijon hapësirë për shprehjen e
qëndrimeve subjektive dhe vlerësuese të folësit. Po sjellim disa shembuj
nga përkthimet në rusishte:
1) Atë telefonin e paske marrë shumë zët, tha një rekrut duke dashur
të përtërinte bisedën
(I.Kadare, Dimri i madh, 453)
Видно, здорово допек тебя этот телефон, еcли ты так ненавидел,

  • сказал сидевший
    рядом с крестьянином новобранец, чтобы поддержать беседу.
    2) Këtu qenka si fillimi i botës – tha Iliri (I.Kadare, Dimri i madh, 397)
    “Так, наверное, начиналось сотворение мира”, – подумал Илир.
    3) – Mos u nxeh, – u përgjigj vajza… Si thua ti të mos flasim fare?
  • Unë dashkam që ju të mos flisni fare, kështu?
  • Mama, ti sonte je nervoze. Më mirë qetësohu njëherë… (K.Blushi, 145)
  • Не кипятись!- сказала девушка… Или ты хочешь, чтобы мы
    вообще молчали?!
  • Так я, оказывается, хочу, чтобы вы молчали?!
  • Мама, ну что ты так разнервничалась? Успокойся, наконец!
    Nëpërmjet formave të habitores (paske marrë, qenka, dashkam) folësi shpreh
    habinë e tij për veprime a gjendje të papritura. Në mungesë të formave
    analoge në gjuhën ruse, përkthyesit për të përcjellë situatat e mësipërme
    kanë përdorur fjalët modale të ndërkallura në tekst si видно (situata 1),
    наверное (situata 2) dhe оказывается (situata 3). Megjithëse në një formë
    më të zbehtë, nëpërmjet këtyre fjalëve modale dhe vetë përmbajtjes së
    thënies është bërë e mundur që të transmetohet gjendja emocionale e
    bashkëbiseduesve. Në të kundërt, mosprania e tyre do t’i paraqiste situatat
    e mësipërme emocionalisht neutrale. Sa për ilustrim po krahasojmë
    përkthimin e situatës së mëposhtme:
    Njëri ia mbushi përsëri gotën.
  • Si të duket? – tha shoferi me mustaqe.
  • Qenka e hidhur – tha djali… (N.Lera, Bora e fundit, 62)
    Кто-то налил ему пива.
  • Ну как, нравится тебе? – спросил усатый.
  • Оно горькое, – ответил мальчик…
    Në origjinalin shqip djali, që për herë të parë po provonte birrën, nuk e
    priste që ajo të ishte e hidhur, prandaj habinë e tij për këtë konstatim e
    shpreh nëpërmjet formës së habitores qenka (e hidhur) në kohën e tashme.
    Kjo situatë në përkthim është zhveshur nga ndjenja e habisë. Neutraliteti
    emocional i replikës (Оно горькое) do të shmangej, nëse përkthyesi do të
    kishte shtuar fjalën оказывается. Krahaso:
  • Оно, оказывается, горьким, – ответил мальчик…
    Për të transmetuar habinë e folësit përkthyesit herë-herë kanë
    përdorur leksikun e mirëfilltë modal, por edhe emërtimin e veprimit a
    gjendjes, të përceptuara si habi. P.sh.:
  • Kam një shishe fare të vogël me raki. Do?
  • Ëhë, – tha Beni. – Ku e paske gjetur? (I.Kadare, Dimri i madh, 460)
  • … есть немного ракии. Хочешь? – О-го, – удивился Бэн. Где такое
    дают?
    Në këtë mikrodialog habia e bashkëbiseduesit shprehet nëpërmjet formës
    së habitores paske gjetur. Që lexuesi i përkthimit të përceptojë ngarkesën
    emocionale të kësaj situate, përkthyesi është detyruar të zëvendësojnë
    replikën Ëhë, – tha Beni (Да, – сказал Бен), me variantin О-го, – удивился
    Бэн, pra, të nominojnë gjendjen emocionale nëpërmjet foljes удивился.
    Pasthirrma o-го aktualizon kuptimin modal të habisë. Edhe në dy situatat
    e mëposhtme gjejmë të nominuar gjendjen emocionale të folësit:
    1) Shefi i fotolaboratorit ngriti kokën sikur të bënte një zbulim.
    -Të paska shkuar mirë ndër mend, – tha. Po kjo është gjëja më e lehtë
    për t’u bërë.
    (I.Kadare, Dimri i madh, 34) /
  • Точно! – обрадовался заведующий лабораторией. –
    Как это самому не пришло в голову? Нет ничего проще.
    2) Te porta ishte një makinë bojë hiri.
  • Paska ardhur babai, – tha Zana. (I.Kadare, Dimri i madh, 89)
    Папа приехал! – обрадовалась Зана, увидев у подъезда серый
    автомобиль.
    Mendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme
    në përkthim është i përligjur. Foljet обрадовался dhe обрадовалась janë
    përdorur për të përcjellë emocionin e veçantë të personazheve (gëzim).
    Duhet vënë në dukje se situata e tipit Paska ardhur babai/ Папа приехал!
    shpreh një veprim të papritur që shkakton habi tek folësi, vërtetësia e të cilit
    nuk vihet në dyshim. Ky do të ishte edhe përdorimi i mirfilltë i habitores dhe
    më pak problematiku në përkthimet nga shqipja në rusisht ose anasjelltas.
    Ky përdorim vihet re kryesisht në fjalitë e pavarura ose kryesore. P.sh.:
    Doktori qenkësh larguar! / Врач заминал! (A врач, оказывается, заминал!)
    Në përkthimet nga rusishtja në shqip kemi vënë re edhe ndonjë shmangie,
    që vjen nga interprtimi i pasaktë i origjinalit. Po krahasojmë përkthimin e
    dy situatve të ngjashme:
    1) – Да разве братец ихний приехали? Владимир Иваныч? –
    спрашивает Очумелов …(Чехов)
    Paska ardhur vëllai i gjeneralit, Vladimir Ivaniçi?
    2) – Губернатор приехал!
  • Верно?
  • Сам видел, приехал. (M. Горький)
  • Ka ardhur vetë guvernatori.
  • Vërtet?
  • E pashë me sytë e mi!
    Në origjinal në të dy rastet ardhja e papritur e gjeneralit (1) dhe е
    guvernatorit (2) ka shkaktuar habi te folësi. Në situatën e parë ndjenja
    e habisë nga ardhja e papritur e gjeneralit është dhënë saktë në gjuhën
    shqipe duke përdorur formën foljore të së kryerës së mënyrës habitore.
    Përkundrazi, në rastin e dytë në vend të habitores është përdorur pa vend
    forma e së kryerës e mënyrës dëftore ka ardhur. Përkthimi i saktë i kësaj
    strukture në gjuhën shqipe do të ishte: – Paska ardhur vetë guvernatori!
    Po sjellim edhe një situatë tjetër të ngjashme ku shqipëruesi nga rusishtja
    zhvesh emocionalisht tekstin burimor. Në tregimin e Gorkit “Makar
    Çudra” gjejmë një pasazh të tillë:
    Рада говорит: Ты, Лойко, хорошо играешь на скрипке! Кто тебе
    сделал ee такую чуткую и звонкую?
    Rada tha: Ti Llojko i bie mirë violinës. Kush ta ka bërë këtë violinë
    që bie kaq bukur e ëmbël?
    Duke i qëndruar besnik strukturës së rusishtes, përkthyesi ka zbehur
    gjendjen emocionale të bashkëbiseduesve. Ai vetëm sa e paraqit si të vërtetë
    veprimin, por nuk përcjell emocionin e habisë. Prania e pikëçuditjes në
    fund të fjalisë në origjinal është tregues i shprehjes së emocionit të habisë,
    por ky mjet sintaksor nuk ka tërhequr vëmendjen përkthyesit. Ky emocion
    do të transmetohej, nëse forma e së tashmes në rusishte играешь do të
    zëvendësohej me habitoren e shqipes. Krahaso:
    Rada tha: Sa bukur i rënke violinës ti Llojko! Po kush ta ka bërë këtë
    violinë që tingëlloka kaq bukur e ëmbël?
    Në përkthimet nga shqipja kanë gjetur përdorim edhe format e infnitivit
    të rusishtes. P.sh.:
    Kush ju lejon të flisni kështu për vendin tonë? Si u fitoka ose u humbka
    Shqipëria si një lojë bixhozi? (I.Kadare, Dimri i madh, 153)
  • Кто дал вам право в таком тоне говорить о нашей стране?…
    Проиграть Албанию, выиграть Албанию… точно в карточной
    игре.
    Nëpërmjet formave të infinitivit проиграть, выиграть përkthyesit kanë
    pasqyruar mospajtimin dhe dinamikën e veprimeve të shprehura nga
    format foljore të habitores në kohën e tashme të diatezës pësore u fitoka,
    u humbka. Madje për të theksuar më mirë ekspresionin mosmiratues
    në kontekstin e mësipërm do të sugjeronim përdorimin e infinitivit me
    pjesëzën давай: Krahaso:
  • Кто дал вам право в таком тоне говорить о нашей стране?
    Давай проиграть, выиграть Албанию… точно в карточной игре.
    Përfundime
    Modaliteti është jo vetëm kategori semantike, por edhe bashkim i dyanshëm
    i semantikës modale me sistemin e mjeteve shprehëse.
    Nga sa u parashtrua del se “hierarkia” e mjeteve për shprehjen e kuptimit
    modal të habisë në gjuhën shqipe dhe ruse nuk përkon.
    Për shprehjen e semantikës modale të habisë gjuha ruse përdor kryesisht
    mjete leksikore, ndërsa shqipja, krahas tyre, përdor edhe mënyrën habitore
    të foljes si mjet të posaçëm mofrologjik me shkallë më të lartë abstraktimi.
    Kjo do tё thotё se folja nё gjuhёn shqipe jo vetёm emёrton njё veprim ose
    gjendje, por ka aftёsi t›i karakterizojё ato gramatikisht edhe nga pikёpamja
    e semantikës modale të habisë.
    Asimetria gjuhësore në mjetet e shprehjes nuk duhet të çojë në shtrembërime
    a pasaktësi përkthimore. Për praktikën përkthimore nuk është shumë e
    rëndësishme, nëse një kuptim modal shprehet me mjete morfologjike,
    sintaksore a leksikore. E rëndësishme është që ato të përkojnë për nga
    funksioni i tyre.
    Rastet e sjella më sipër nuk shterojnë të gjitha mjetet e shprehjes së kuptimit
    modal të habisë. Ato janë vetëm një pjesë e tyre.
    Bibliografi
    Беляева, Е. И. 1985: Функционально-семантические поля модальности
    в английском и русском языках. Воронеж.
    Demiraj, Sh. 1986: Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 906.
    Demiraj, Sh. 1971/3: Habitorja dhe mosha e saj. Studime Filologjike. Tiranë.
    Рецкер, Я. И. 2007: Теория перевода и переводческая практика. Очерки
    лингвистической теории перевода. Москва. Р. Валент.
    Prof. Dr. Avni Xhelili has been graduated from the Faculty of Philology,
    University of Tirana, Albania, for Russian and Albanian languages. He
    is the Head of the Department for Slavic and Balkan Languages at this
    University, at the Faculty of Foreign Languages. His main scientific
    interests include linguistics and translation.

Categories: Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.