Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation Abstract :
This paper attempts to highlight some features on the transmission of the
modal semantics of the admirative mood in translations from Albanian
into Russian and vice-versa. The discord of the expressive means of
semantics in admirative mood in these languages makes the work of the
translator harder. Based on the translations of fiction, it brings to the fore
the difficulties that accompany the process of translation and the ways to
overcome them.
Key words: subjective modality, admirative modality, translation, semantics,
admirative mood, modal word.
Fjalë kyç: modalitet subjektiv, modaliteti i habisë, përkthim, fushë (zonë)
semantike, mënyrë habitore, fjalë modale.
Hyrje
Modaliteti përbën një ndër kategoritë bazë të gjuhës. Kategoria gjuhësore
e modalitetit është e pranishme në çdo fjali. Në të realizohet kundërvënia
përmbajtja faktike dhe vlerësimi vetiak i folësit për faktin e kumtuar. Duke qënë
një nga komponetët e domosdoshëm të fjalisë, modaliteti përbën një moment
kyç si për teorinë, ashtu edhe për praktikën e përkthimit. Një përkthim, në
të cilin nuk është ruajtur modaliteti i tekstit burimor (origjinalit), ai nuk
mund të quhet i barasvlershëm. Lënia jashtë vëmendjes e semantikave
modale do ta bënte të pakuptimtë vetë thelbin e procesit të përkthimit dhe
të transformimeve përkthimore, ndërsa analizës ballafaquese të origjinalit
me përkthimin do t?i hiqej një kriter shumë i rëndësishëm për vlerësimin e
cilësisë së tekstit të përkthyer.
Modaliteti është kategori semantike universale. Universaliteti i saj buron
nga ligjësitë e përgjithshme të pasqyrimit të realitetit në vetëdijën e
njerëzve gjatë veprimtarisë së tyre. Në nivelin konceptual gjuhët mund të
mos kenë dallime sa i takon kategorive dhe tipareve semantike, ndërkohë
që shprehja gjuhësore e tyre në formën e funksioneve semantike shpërfaq
dallime të shumta. Kjo ndodh ngaqë gjuhë të ndryshme pasqyrojnë të
njëjtin realitet a segment të tij ose realitete të ngjashme jashtëgjuhësore
në mënyra të ndryshme. Ndryshimet që ka gjuha shqipe dhe gjuha ruse
në strukturimin e zonës semantike të modalitetit pasqyrojnë dallimet në
mjetet gjuhësore, veçoritë kulturore, mendësinë e bartësve të tyre etj.
Kategoria semantike e modalitetit, ashtu si edhe kategoria morfologjike
e mënyrës, ka planin e përmbajtjes dhe planin e shprehjes. Për nga
përmbajtja kategoria semantike e modalitetit është analoge me kategorinë
morfologjike të mënyrës, sepse të dyja ato i bashkon e njëjta zonë semantike.
Ato dallojnë vetëm në rrafshin e shprehjes. Nëse kategoria morfologjike
shprehet vetëm me mjete morfologjike, kategoria semantike përfshin edhe
mjete të tjera: leksikore, sintaksore, leksiko-gramatikore, kontekstuale etj.
Kuptohet që mospërkimet në mjetet gjuhësore kanë në themel dallimet
në përceptimin kulturor të emocionit të habisë, i cili është komponent
universal i kulturës shpirtërore të bartësve të gjuhës. Por në gjuhë të
ndryshme semantika e habisë, si element i vetëdijës etnike të bartësve,
shprehet në mënyra të ndryshme. Pikërisht subjektivizmi në përthyerjen
e realitetit që na rrethon kushtëzon edhe mënyrat specifike të shprehjes
së tij.
Shprehja e modalitetit të habisë dhe transmetimi i tij në përkthim
Për shprehjen e semantikës së habisë shqipja dhe rusishtja përdorin një
varg mjetesh gjuhësore të niveleve të ndryshme: leksikore, leksiko-
gramatikore, morfologjike e sintaksore. Por ndryshe nga rusishtja, madje
edhe nga të gjitha gjuhët e tjera indoeuropiane, kuptimi modal i habisë në
gjuhën shqipe është gramatikalizuar, pra ka gjetur shprehje morfologjike
(Demiraj, 1986: 906). Shqipja ka në përdorim mënyrën habitore me katër
forma, një në të tashmen dhe tri në të shkuarën, konkretisht: marrkam (e
tashme), marrkësha (e pakryer), paskam marrë (e kryer), paskësha marrë (më se
e kryer). Krahas shprehjes së habisë për diçka të papritur, mënyra habitore
mund të shprehë edhe mospajtim, kundërshtim ose ironi. Kjo asimetri në
mjetet e shprehjes dhe ndërtimi specifik i semantikës së habisë në gjuhën
shqipe e vë përkthyesin përpara vështirësive jo të vogla.
Volume 7/2, 2014Xhelili, Avni 2014: Modaliteti i Habisë si Problem Përkthimor = Admirative Modality as a Problem in Translation
To be downloaded from www.lcpj.pro
Ndryshe nga shqipja, rusishtja nuk ka mjete të posaçme morfologjike për
të shprehur kuptimin modal të habisë, ashtu siç nuk janë gramatikalizuar
në këtë gjuhë edhe kuptimet modale të dëshirës (optativit) dhe mundësisë
(konjuktivit). Këto kuptime modale në rusishte shprehen me mjete të tjera
gjuhësore. Po të përjashtojmë intonacionin si mjet universal të shprehjes
së kuptimeve modale (në ligjërimin gojor), zonën semantike të habisë në
gjuhën ruse e përbëjnë kryesisht mjetet leksikore, të cilat nga pikëpamja
funksionale shërbejnë si ?tregues? të kuptimit modal të habisë.
Ndër mjetet leksikore të transmetimit të ndjenjës së habisë, të shprehur
me anë të formave të habitores së shqipes, në përkthimet në gjuhën ruse
bien në sy fjalët me kuptim modal, të cilat shprehin qëndrimin emocional të
folësit. Kjo është e kuptueshme po të kemi parasysh se fjalët modale kanë
si tipar dallues të tyre abstraktimin, i cili krijon hapësirë për shprehjen e
qëndrimeve subjektive dhe vlerësuese të folësit. Po sjellim disa shembuj
nga përkthimet në rusishte:
1) Atë telefonin e paske marrë shumë zët, tha një rekrut duke dashur
të përtërinte bisedën
(I.Kadare, Dimri i madh, 453)
?????, ??????? ????? ???? ???? ???????, ?c?? ?? ??? ?????????,
- ?????? ????????
????? ? ???????????? ??????????, ????? ?????????? ??????.
2) Këtu qenka si fillimi i botës ? tha Iliri (I.Kadare, Dimri i madh, 397)
????, ????????, ?????????? ?????????? ?????, – ??????? ????.
3) – Mos u nxeh, – u përgjigj vajza? Si thua ti të mos flasim fare? - Unë dashkam që ju të mos flisni fare, kështu?
- Mama, ti sonte je nervoze. Më mirë qetësohu njëherë? (K.Blushi, 145)
- ?? ????????!- ??????? ???????? ??? ?? ??????, ????? ??
?????? ????????! - ??? ?, ???????????, ????, ????? ?? ????????!
- ????, ?? ??? ?? ??? ???????????????? ?????????, ???????!
Nëpërmjet formave të habitores (paske marrë, qenka, dashkam) folësi shpreh
habinë e tij për veprime a gjendje të papritura. Në mungesë të formave
analoge në gjuhën ruse, përkthyesit për të përcjellë situatat e mësipërme
kanë përdorur fjalët modale të ndërkallura në tekst si ????? (situata 1),
???????? (situata 2) dhe ??????????? (situata 3). Megjithëse në një formë
më të zbehtë, nëpërmjet këtyre fjalëve modale dhe vetë përmbajtjes së
thënies është bërë e mundur që të transmetohet gjendja emocionale e
bashkëbiseduesve. Në të kundërt, mosprania e tyre do t?i paraqiste situatat
e mësipërme emocionalisht neutrale. Sa për ilustrim po krahasojmë
përkthimin e situatës së mëposhtme:
Njëri ia mbushi përsëri gotën. - Si të duket? ? tha shoferi me mustaqe.
- Qenka e hidhur ? tha djali? (N.Lera, Bora e fundit, 62)
???-?? ????? ??? ????. - ?? ???, ???????? ????? ? ??????? ??????.
- ??? ???????, – ??????? ????????
Në origjinalin shqip djali, që për herë të parë po provonte birrën, nuk e
priste që ajo të ishte e hidhur, prandaj habinë e tij për këtë konstatim e
shpreh nëpërmjet formës së habitores qenka (e hidhur) në kohën e tashme.
Kjo situatë në përkthim është zhveshur nga ndjenja e habisë. Neutraliteti
emocional i replikës (??? ???????) do të shmangej, nëse përkthyesi do të
kishte shtuar fjalën ???????????. Krahaso: - ???, ???????????, ???????, – ??????? ????????
Për të transmetuar habinë e folësit përkthyesit herë-herë kanë
përdorur leksikun e mirëfilltë modal, por edhe emërtimin e veprimit a
gjendjes, të përceptuara si habi. P.sh.: - Kam një shishe fare të vogël me raki. Do?
- Ëhë, – tha Beni. ? Ku e paske gjetur? (I.Kadare, Dimri i madh, 460)
- ? ???? ??????? ?????. ??????? – ?-??, – ???????? ???. ??? ?????
?????
Në këtë mikrodialog habia e bashkëbiseduesit shprehet nëpërmjet formës
së habitores paske gjetur. Që lexuesi i përkthimit të përceptojë ngarkesën
emocionale të kësaj situate, përkthyesi është detyruar të zëvendësojnë
replikën Ëhë, – tha Beni (??, – ?????? ???), me variantin ?-??, – ????????
???, pra, të nominojnë gjendjen emocionale nëpërmjet foljes ????????.
Pasthirrma o-?? aktualizon kuptimin modal të habisë. Edhe në dy situatat
e mëposhtme gjejmë të nominuar gjendjen emocionale të folësit:
1) Shefi i fotolaboratorit ngriti kokën sikur të bënte një zbulim.
-Të paska shkuar mirë ndër mend, – tha. Po kjo është gjëja më e lehtë
për t?u bërë.
(I.Kadare, Dimri i madh, 34) / - ?????! ? ??????????? ?????????? ????????????. ?
??? ??? ?????? ?? ?????? ? ??????? ??? ?????? ?????.
2) Te porta ishte një makinë bojë hiri. - Paska ardhur babai, – tha Zana. (I.Kadare, Dimri i madh, 89)
???? ???????! ? ???????????? ????, ?????? ? ???????? ?????
??????????.
Mendojmë se transformimi leksiko-semantik i situatave të mësipërme
në përkthim është i përligjur. Foljet ??????????? dhe ???????????? janë
përdorur për të përcjellë emocionin e veçantë të personazheve (gëzim).
Duhet vënë në dukje se situata e tipit Paska ardhur babai/ ???? ???????!
shpreh një veprim të papritur që shkakton habi tek folësi, vërtetësia e të cilit
nuk vihet në dyshim. Ky do të ishte edhe përdorimi i mirfilltë i habitores dhe
më pak problematiku në përkthimet nga shqipja në rusisht ose anasjelltas.
Ky përdorim vihet re kryesisht në fjalitë e pavarura ose kryesore. P.sh.:
Doktori qenkësh larguar! / ???? ???????! (A ????, ???????????, ???????!)
Në përkthimet nga rusishtja në shqip kemi vënë re edhe ndonjë shmangie,
që vjen nga interprtimi i pasaktë i origjinalit. Po krahasojmë përkthimin e
dy situatve të ngjashme:
1) – ?? ????? ?????? ????? ????????? ???????? ??????? ?
?????????? ???????? ?(?????)
Paska ardhur vëllai i gjeneralit, Vladimir Ivaniçi?
2) – ?????????? ???????! - ??????
- ??? ?????, ???????. (M. ???????)
- Ka ardhur vetë guvernatori.
- Vërtet?
- E pashë me sytë e mi!
Në origjinal në të dy rastet ardhja e papritur e gjeneralit (1) dhe ?
guvernatorit (2) ka shkaktuar habi te folësi. Në situatën e parë ndjenja
e habisë nga ardhja e papritur e gjeneralit është dhënë saktë në gjuhën
shqipe duke përdorur formën foljore të së kryerës së mënyrës habitore.
Përkundrazi, në rastin e dytë në vend të habitores është përdorur pa vend
forma e së kryerës e mënyrës dëftore ka ardhur. Përkthimi i saktë i kësaj
strukture në gjuhën shqipe do të ishte: – Paska ardhur vetë guvernatori!
Po sjellim edhe një situatë tjetër të ngjashme ku shqipëruesi nga rusishtja
zhvesh emocionalisht tekstin burimor. Në tregimin e Gorkit ?Makar
Çudra? gjejmë një pasazh të tillë:
???? ???????: ??, ?????, ?????? ??????? ?? ???????! ??? ????
?????? ee ????? ?????? ? ????????
Rada tha: Ti Llojko i bie mirë violinës. Kush ta ka bërë këtë violinë
që bie kaq bukur e ëmbël?
Duke i qëndruar besnik strukturës së rusishtes, përkthyesi ka zbehur
gjendjen emocionale të bashkëbiseduesve. Ai vetëm sa e paraqit si të vërtetë
veprimin, por nuk përcjell emocionin e habisë. Prania e pikëçuditjes në
fund të fjalisë në origjinal është tregues i shprehjes së emocionit të habisë,
por ky mjet sintaksor nuk ka tërhequr vëmendjen përkthyesit. Ky emocion
do të transmetohej, nëse forma e së tashmes në rusishte ??????? do të
zëvendësohej me habitoren e shqipes. Krahaso:
Rada tha: Sa bukur i rënke violinës ti Llojko! Po kush ta ka bërë këtë
violinë që tingëlloka kaq bukur e ëmbël?
Në përkthimet nga shqipja kanë gjetur përdorim edhe format e infnitivit
të rusishtes. P.sh.:
Kush ju lejon të flisni kështu për vendin tonë? Si u fitoka ose u humbka
Shqipëria si një lojë bixhozi? (I.Kadare, Dimri i madh, 153) - ??? ??? ??? ????? ? ????? ???? ???????? ? ????? ????????
????????? ???????, ???????? ???????? ????? ? ?????????
????.
Nëpërmjet formave të infinitivit ?????????, ???????? përkthyesit kanë
pasqyruar mospajtimin dhe dinamikën e veprimeve të shprehura nga
format foljore të habitores në kohën e tashme të diatezës pësore u fitoka,
u humbka. Madje për të theksuar më mirë ekspresionin mosmiratues
në kontekstin e mësipërm do të sugjeronim përdorimin e infinitivit me
pjesëzën ?????: Krahaso: - ??? ??? ??? ????? ? ????? ???? ???????? ? ????? ???????
????? ?????????, ???????? ???????? ????? ? ????????? ????.
Përfundime
Modaliteti është jo vetëm kategori semantike, por edhe bashkim i dyanshëm
i semantikës modale me sistemin e mjeteve shprehëse.
Nga sa u parashtrua del se ?hierarkia? e mjeteve për shprehjen e kuptimit
modal të habisë në gjuhën shqipe dhe ruse nuk përkon.
Për shprehjen e semantikës modale të habisë gjuha ruse përdor kryesisht
mjete leksikore, ndërsa shqipja, krahas tyre, përdor edhe mënyrën habitore
të foljes si mjet të posaçëm mofrologjik me shkallë më të lartë abstraktimi.
Kjo do t? thot? se folja n? gjuh?n shqipe jo vet?m em?rton nj? veprim ose
gjendje, por ka aft?si t?i karakterizoj? ato gramatikisht edhe nga pik?pamja
e semantikës modale të habisë.
Asimetria gjuhësore në mjetet e shprehjes nuk duhet të çojë në shtrembërime
a pasaktësi përkthimore. Për praktikën përkthimore nuk është shumë e
rëndësishme, nëse një kuptim modal shprehet me mjete morfologjike,
sintaksore a leksikore. E rëndësishme është që ato të përkojnë për nga
funksioni i tyre.
Rastet e sjella më sipër nuk shterojnë të gjitha mjetet e shprehjes së kuptimit
modal të habisë. Ato janë vetëm një pjesë e tyre.
Bibliografi
???????, ?. ?. 1985: ?????????????-????????????? ???? ???????????
? ?????????? ? ??????? ??????. ???????.
Demiraj, Sh. 1986: Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 906.
Demiraj, Sh. 1971/3: Habitorja dhe mosha e saj. Studime Filologjike. Tiranë.
??????, ?. ?. 2007: ?????? ???????? ? ????????????? ????????. ??????
??????????????? ?????? ????????. ??????. ?. ??????.
Prof. Dr. Avni Xhelili has been graduated from the Faculty of Philology,
University of Tirana, Albania, for Russian and Albanian languages. He
is the Head of the Department for Slavic and Balkan Languages at this
University, at the Faculty of Foreign Languages. His main scientific
interests include linguistics and translation.
Kategoritë I pakategorizuar