Orë e Hapur Mësimore në Lëndën Anglisht || Përmbyllja me Temat "Ushqimi + Shëndeti + Udhëtimi" || Niveli: Anglisht_B1+
Kjo video 4K nxjerr në pah një orë të hapur mësimore të mësimdhënies së Gjuhës Angleze në Gjimnazin me Orientim Gjuhësor ‘Asim Vokshi’ në Tiranë, ku zbatimi i vizionit të LCPJ-së për mësimdhënien bëri mrekullinë.
Videoja u kujton mësuesëve katër pyetjet bazë (R. Tyler, 1949) që duhet t'ia bëjnë vetes kur zhvillojnë kurrikulën, të cilat janë me vend edhe sot:
Çfarë duhet t'u mësojmë?
Si duhet t'i mësojmë?
Si mund ta organizojmë mësimin?
Si t'i vlerësojmë për mësimin?
Video për Mësimdhënien e Gjuhës:Angleze
Mësuesi i Anglishtes, Sander Kola
Botues: LCPJ Publishing
Përhape
Kategoritë
2 Mendime për 'Mësimdhënia e Anglishtes në Tiranë'
Kjo video 20-minutshe e mësimidhënies/mësimnxënies së Anglishtes e përqëndruar tek shëndeti, ushqimi bio-natyral, si dhe tema të tjera kuptimplote, nën një rrymë mësimdhënieje të pazakontë, është sa informuese aq edhe përfshirëse. Duke mos qenë e varur nga metodat tradicionale, ora e mësimit të fton për diskutim të zjarrtë edhe përtej mjedisit të klasës. Shembuj të jetës reale nga bota e jashtme dhe veprimtaritë e ndërthurura me lezet krijojnë një atmosferë çlodhëse dhe ndërvepruese. Koha vrapon shpejt duke parë videon e pasuruar me foto ilustruese të punuara mirë dhe efektet që i bëjnë temat të prekshme në një mënyrë të atillë që mbeten përherë të lidhura, motivuese, mendim-nxitëse dhe edukuese.

Faleminderit shumë, Gabriel, për komentin tuaj.