Takim i Themeltë Shkencor i Mësimdhënësve të 3 dhe 2 Brezave në Tiranë në vitin 2022
Kjo video shfaq mesazhet historike për punën kërkimore shkencore të përplotësuar dhe paraqitjen e saj pa kufij moshe të transmetuara tek brezat e rinj të kërkuesve shkencorë nga Mësimdhënësit e Tre Brezave: Emeritus Prof. Dr. Refik Kadija (Autor i librave historikë, Profesor i Letërsisë Angleze për dekada në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja tek Universiteti i Tiranës, Themelues i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në vendlindjen e tij, qytetin e Shkodres); Prof. Dr. Arta Dade (Politikane e njohur në Shqipëri pas viteve 1990, Profesore e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja tek Universiteti i Tiranës deri në vitin 1991); dhe Sander Kola (Botues/Kryeredaktor i LCPJ-së, Autor i artikujve gjuhësor dhe novacioneve gjuhësore [Prof. Refiku e quante atë "ekspert gjuhe"], si dhe Mësues i Gjuhës Angleze në Gjimnazin me Orientim Gjuhësor "Asim Vokshi", Tiranë). Profesor Refiku i ka pasë dhënë mësim Artës si studentja e brezit të parë të tij dhe Sandrit si studenti i brezit të fundit të tij në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ndërsa Profesoreshë Arta i ka pasë dhënë mësim Sandrit si student i saj kur Sandri ka qenë duke ndjekur studimet e larta për t'u diplomuar si mësues nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Ky takim në Mjediset e Hotel Rogner-it në Tiranë në datën 16 Qershor 2022 shënon kohën e paharruar kur të Tre Brezat e Mësimdhënësve dhanë kontributet e tyre konkrete maksimale për t'u mësuar brezave të rinj si të bëhen kërkues shkencor për tërë jetën.
Kategoritë