Genamics JournalSeek
Institute for Information Resources

Udhėzime pėr Dėrgesat

Revista LCPJ (Linguistic and Communicative Performance Journal: ISSN 2073-5138, PRINT; ISSN 2077-0812, ONLINE) botohet dy herë në vit, në Qershor dhe Dhjetor.

Artikujt duhet të kenë nga 1000 deri në 8000 fjalë, duke përfshirë referencat dhe tabelat. Pranohen tema me këndvështrim të ngushtë dhe të gjerë të qëndrueshëm. Artikujt mund të jenë në Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Frëngjisht, Turqisht, Greqisht ose Shqip, por abstraktet e tyre duhet të jenë vetëm në gjuhën Angleze.

Abstrakti i çdo artikulli nuk duhet të ketë më tepër se 200 fjalë. Nëse abstrakti përbëhet nga 201 apo më shumë fjalë, kjo mund të rezultojë në mospranimin e menjëhershëm të të gjithë artikullit.

Dorëshkrimi juaj mund të dërgohet me imeil i bashkëngjitur si një njësi e vetme. Emri i plotë, profesioni, adresa dhe një fotografi e autorit duhet të jenë në një fletëngjitje tjetër brenda të njëjtës dërgesë imeili. Vetëm fillesat e emrit të autorit bashkë me titullin dhe numrin e faqes mund të përfshihen në krye të fletës. Ju lutemi, mos dërgoni një dorëshkrim të dytë pa marrë një përgjigje për atë që donit të merrej parasysh në fillim.

Autorët janë të lutur t'i përmbahen strukturës së mëposhtme të artikujve pë në LCPJ: 1. tema, 2. abstrakti në Anglisht, 3. hyrja, 4. nëntemat, 5. përfundimi, 6. fundsqarimet (endnotes), 7. referencat, 8. një përshkrim i shkurtër i autorit. Poshtësqarimet (footnotes) nuk pranohen për revistën.
 
LCPJ pranon referencat e citimeve në tekst dhe listën e referencave në fund të shkrimit vetëm sipas Formateve Referenciale APA dhe Harvard me pak ose aspak ndryshim. Varianti i parapëlqyer i Sistemit Harvard për LCPJ-në mund të gjindet tek linku http://education.exeter.ac.uk/dll/studyskills/harvard_referencing.htm. Ndërsa një ide e qartë për formatet kryesore referenciale jepet tek linku vijues: http://www.cite.auckland.ac.nz/index.php?p=which_referencing_style

Dërgesat për revistën LCPJ do të kenë një cikël rishqyrtimi maksimal prej pesë muajsh përpara sesa të botohen. Artikujt fitojnë pikë për origjinalitetin e tyre. Nëse ka shumë gabime gjuhësore që pengojnë rrjedhën e ideve, dorëshkrimi skualifikohet menjëherë. Është përgjegjësia e autorit të mos shkelë rregullat e të drejtave të autorit, por identifikimi i plagjiaturës sjell skualifikim të menjëhershëm gjithashtu. Dorëshkrimet që plotësojnë kriteret minimale përcillen tek të pakten dy ekspertë për shqyrtim. Me t'u pranuar artikulli, autorët njoftohen dhe u kërkohet të firmosin kontratën e botimit dhe të bëjnë pagesën e botimit. Nëse dorëshkrimi nuk pranohet si artikull për LCPJ-në, autorët do të marrin arsyet bindëse me shkrim.

Kur artikulli botohet në numrin përkatës, një kopje e Revistës për Performancën Gjuhësore dhe Komunikuese (LCPJ) do t'i dërgohet secilit autor kontribues falas.

Ndjehuni të lirë për të dërguar dorëshkrimet tuaja, për t'u botuar si artikull, ditar, novacion, etj, në LCPJ, në ndojnë nga adresat e mëposhtme:


Imeil: editor@lcpj.pro
         skola@hotmail.com


Lingvosoft free online dictionary
Lingvosoft online dictionary
From language:
To language:
Word:

online electronic dictionaries

English Hungarian Dictionary
English Indonesian Dictionary

New Publications

Advertisements